Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka zhvilluar një bisedë telefonike me zëvendëskëshilltarin kryesor të Sigurisë Kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Jon Finer.
Kurti e ka falënderuar atë për angazhimin dhe thirrjen e ShBA-së, për t’i ulur tensionet e fundit në veri të Kosovës.
Pleased to speak w/ @POTUS Principal Deputy NSA Jon Finer. Thanked him for his call & committed to work w/ 🇺🇲 to de-escalate tensions. This requires an immediate end to violence by Belgrade-sponsored mobs against security officers until new elections in those municipalities.
— Albin Kurti (@albinkurti) June 1, 2023
Kryeministri i Kosovës, ka ritheksuar se dhuna në veri është e sponsorizuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, dhe si e tillë duhet të ndalet deri në zgjedhjet e ardhshme në ato komuna.
“I kënaqur të flas me Zëvendësin Kryesor të NSA-së @POTUS Jon Finer. E falënderoi për thirrjen e tij dhe u angazhimin e ShBA-së, për të ulur tensionet. Kjo kërkon një fund të menjëhershëm të dhunës nga turmat e sponsorizuara nga Beogradi kundër oficerëve të sigurimit deri në zgjedhjet e reja në ato komuna”, ka thënë Kurti.