Ronaldo konfirmon se nuk do të largohet nga Al Nassr

Cristiano Ronaldo ka konfirmuar vendimin e tij për të qëndruar në Al Nassr dhe ka përjashtuar spekulimet lidhur me një transferim në Newcastle

Cristiano Ronaldo

Futbollisti i njohur portugez, Cristiano Ronaldo, ka bërë të ditur se ai nuk ka në plan të largohet nga skuadra e tij aktuale, Al Nassr, pavarësisht spekulimeve të fundit për një transferim të mundshëm në Newcastle.

Ronaldo u shpreh i lumtur në klubin e tij aktual dhe tha se dëshiron të vazhdojë karrierën e tij në Al Nassr.

“Jam i lumtur këtu – dua të vazhdoj këtu dhe do të vazhdoj këtu”, ka thënë ai, sipas gazetarit Fabrizio Romano.

Futbollisti i njohur gjithashtu ka lavdëruar ligën e Arabisë Saudite, duke thënë se jeta i shkon shumë mirë atje dhe se lojtarët e tjerë të mëdhenj janë të mirëpritur.

Ndërkohë, Ronaldo ka shprehur besimin se nëse më shumë futbollistë të mëdhenj do të transferoheshin në ligën e Arabisë Saudite, ajo do të përmirësohej ndjeshëm.

“Nëse kjo ndodh, liga do të përmirësohet”, ka thënë ai.

Kjo njoftim vjen pas raporteve të fundit që lidhnin Ronaldon me një transferim të mundshëm në Newcastle, pasi klubi anglez ishte të interesuar për shërbimet e tij.

Megjithatë, Ronaldo ka vendosur të qëndrojë besnik ekipit të tij aktual dhe të vazhdojë aventurën e tij në Al Nassr.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika