Krasniqi për Kurtin: Ai e ka shtruar rrugën për autonomi politike për serbët në pjesën veriore

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shprehur kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se veprimet e qeverisë kanë krijuar një situatë krize dhe kanë rrezikuar perspektivën euro-atlantike të Kosovës. Krasniqi gjithashtu ka kritikuar përjashtimin e Kosovës nga ushtrimet ushtarake të NATO-së

Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka folur para mediave në hollin e Kuvendit të Kosovës, para fillimit të seancës së Kuvendit ku pritet të flasë kryeministri Albin Kurti për situatën në veri të vendit.

Krasniqi ka thënë se veprimet që kanë filluar nga java e kaluar e që kanë qenë të pakoordinuara, në fakt në kundërshtim me të gjitha rekomandimet dhe diskutimet që qeveria dhe aktorët i kanë pasur me partnerët ndërkombëtarë – e kanë krijuar këtë situatë të krizës.

“Kjo s’është kriza e parë. Ne po jetojmë nga kriza në krizë. Albin Kurti kryeministër, ne në raport me partnerët kryesorë të Kosovës ne kemi vetëm telashe. Vetë kriza. Që nga viti i kaluar. Nuk funksionon aleanca kështu. Nuk funksionon një shtet i pavarur që dëshiron të ketë një perspektivë euroatlantike. Sepse, rrezikohet kjo perspektivë. Sanksionet ndaj Kosovës janë shqetësim për çdo qytetar”, ka thënë Krasniqi.

Kreu opozitar tutje është shprehur se nuk jemi më sovranë kur na përjashton NATO nga ushtrimet ushtarake të saj.

“Nuk mund të reduktohet sovraniteti prej një njeriu i cili insiston me hy në tri zyre të caktuara. Pastaj është një manipulim i madh. E ftoj kryeministrin të na tregojë pse nuk po e çon kryetarin e Mitrovicës së Veriut në zyrat komunale. Ai është njëjtë në zyrat dytësore, siç është edhe kryetari i Zveçanit dhe Zubin Potokut”.

“E kanë ngujuar atje një kryetar të Leposaviçit, çfarë pune është duke bërë ai. Është konfrontuar me tërë botën, e ka shkaktuar një krizë, e ka rrezikur sigurinë, e ka sjellë një kundërreagim kriminal nga ana e Serbisë, me banda të cilat janë duke mbajtur peng të gjithë qytetarët, nga të gjitha komunitetet”, ka thënë Krasniqi.

Në fund, kreu i PDK-së ka pyetur se cila është përgjigjja e tij?

“Përgjigjja e tij ka me qenë tërheqja. Ai çdo veprim e ka të tillë. E krijon krizën, pastaj tërhiqet dhe na e lë problemin dhe na e degradon situatën për nja pesë hapa prapa. Kjo është shtrim për autonomi politike për serbët. Nuk ka të bëjë më me Asociacionin”, ka thënë Memli Krasniqi.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika