Kurti: Policisë së Kosovës i duhet mbështetja, është në vijë të frontit me milicinë fashiste

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Kuvendin e Kosovës ku po diskutohet për situatën në veri, ka thënë se Policisë së Kosovës i nevojitet mbështetja e Kuvendit dhe e popullit për të fituar këtë luftë të sundimit të ligjit ndaj milicisë fashiste.

“Me milici fashiste dhe për këtë përballje, Policisë së Kosovës i duhet Kuvendi, i nevojitet populli i Kosovës e ka është në dorën tonë kjo fitore e radhës kundër milicisë fashiste, policia jonë ka nevojë për mbështetje, jepjani këtë mbështetje”, ka thënë Kurti.

Kjo fjali e Kurtit u prit me brohoritje nga deputetët e Vetëvendosjes.

“Jepjani këtë mbështetje policisë që është në vijë të frontit me milicinë fashiste, nuk jemi kundër serbëve, u kemi thënë të kthehen në institucione, të marrin pjesë në zgjedhje demokratike. Bojkotin e zgjedhjeve që e kanë bërë Lista Serbe duhet t’i marrin pasojat ata dhe të paguajnë për vendimet e tyre”.

Ndër të tjera, Kurti ka thënë se kryetarët e rinj të komunave në veri të Kosovës u shoqëruan me forca të sigurisë, për shkak se është dashur të sigurohet hyrja e tyre në objekte komunale pa pengesa.

Ai theksoi se ky nuk ishte vendim politik.

“Në këtë pikë më duhet të theksoj se shoqërimi i kryetarëve të rinj me forca të sigurisë është vlerësim i institucioneve të sigurisë që vlerësojnë shkallën e rrezikshmërisë, pra nuk është vendim politik, por unë si kryetar e mbështes këtë – edhe atëherë, edhe sot”, deklaroi Kurti.

Ndryshe, veriu u trazua nga 26 maji, kur Policia e Kosovës i ndihmoi kryetarët shqiptarë të komunave me shumicë serbe – Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq – të hyjnë në objektet komunale, përkundër rezistencës së banorëve lokalë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika