Përpos tri kërkesave të Bashkimit Evropian, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka edhe një kërkesë.
Me anë të një postimi në Twitter, Von Cramon ka kërkuar hetim të plotë dhe ndjekje penale të autorëve të sulmeve kundër ushtarëve të KFOR-it.
“Një kërkesë shtesë, por kritike: hetim të plotë dhe ndjekje penale të autorëve të sulmeve kundër ushtarëve të KFOR-it. Jemi tej mase mirënjohës për gjithçka çfarë kanë bërë trupat e NATOS-s, ju urojmë shërim të shpejtë”, ka shkruar ajo.
Ndërkaq, ishte përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, i cili njoftoi të enjten për tri kërkesat për Qeverinë e Kosovës.
Ato përbënin zgjedhje lokale të reja të menjëhershme, sigurimi i pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës dhe nisja e punës për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe brenda dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.