Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka uruar presidentin italian Sergio Mattarella për Ditën e Republikës.
“Buona Festa della Repubblica për Presidentin Mattarella dhe miqtë dhe aleatët tanë në Itali”, ka shkruar Osmani.
“Ne jemi krenarë për lidhjen e fortë midis dy vendeve tona, të rrënjosura në vlerat tona të përbashkëta evropiane. Faleminderit për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë ndër vite”, ka shkruar tutje Osmani.