Lista Serbe kërkon lirimin e të arrestuarve dhe ndërprerjen e hetimeve

Dita e gjashtë e protestave ka vazhduar e qetë në 3 komunat veriore, por me një numër të ulët të pjesëmarrësve. Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, edhe një herë ka përsëritur kërkesën që të largohet Policia e Kosovës nga veriu, por edhe lirimin e të arrestuarve nga policia, si të dyshuar për pjesëmarrjen në aktet e dhunshme në veri

Tingujt e këngëve nacionaliste serbe, të premtën kanë “mbytur” qëtësinë në komunat veriore të Kosovës.

Për të gjashtën ditë me radhë, në rrugë qëndruan serbët lokalë të Leposaviçit, Zveçanit e Zubin Potokut.

Hekurat e telat gjëmbues, i ndanin me KFOR-in të cilët po vazhdojnë të monitorojnë gjendjen në oborrret e objekteve komunale.

Shumicën e kohës, përkrah protestuesve në Zveçan kanë qenë edhe zyrtarë të Listës Serbe, derisa kryetari i saj Goran Rakiq, ka përsëritur edhe një herë para mediave, kërkesat e tyre.

Përveç largimi të njësive speciale të Policisë së Kosovës, Rakiç kërkoi edhe lirimin e të arrestuarve, dhe ndërprerjen e hetimit për këto raste, e edhe ato të kaluara.

Goran Rakiq, kryetari i Listës Serbe ka thënë se “Largimi i njësive speciale nga ndërtesat komunale, lirimi i qytetarëve tanë të arrestuar, të rrëmbyer, atë ditë kur ishin protestat, të mos vijnë kryetarët e komunave si kaubojë, sepse kjo është shtëpi e qytetit, që duhet t’u shërbejë qytetarëve dhe të ofrojë shërbime për ta. Kjo do të ishte faza e parë për përmbushjen e kërkesave. Ajo që është më e rëndësishmja është që të ndërpritet të gjitha procedurat hetimore ndaj të gjithë njerëzve që kanë marrë pjesë, jo vetëm në këto protesta, por edhe në barrikadat e kaluara”.

Ndërkohë në Leposaviç, akoma brenda objekti që nga e hëna po vazhdon të qëndrojë kryetari i zgjedhur, Lulzim Hetemi.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika