Policia e Kosovës njofton se është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi e kishte keqtrajtuar dhe kishte ushtruar dhunë ndaj fëmijës së saj në Mitrovicë.
“Zyrtarët e Qendrës për Punë Sociale kanë strehuar fëmiun në një strehimore familjare”, njofton Policia e Kosovës.
Tutje, Policia njofton se e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.
“Mitrovicë 02.06.2023 – 08:20. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi e njëjta kishte keqtrajtuar dhe ushtruar dhunë ndaj fëmiut të saj. Zyrtarët e Qendrës për Punë Sociale kanë strehuar fëmiun në një strehimore familjare. E dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së.