Një kosovar 47-vjeçar ka humbur jetën në një aksident trafiku në Zvicër, të premten e 2 qershorit.
47-vjeçari ishte duke drejtuar furgonin (kombin) dhe është goditur nga vetura që kishte hyrë në korsinë e kundërt.
“Me gjithë ndërhyrjen e shpejtë të ekipeve të shpëtimit, drejtuesi i autobusit të dërgesës ka ndërruar jetë nga plagët e rënda në vendin e aksidentit. Viktima është një shtetas kosovar 47-vjeçar me banim në rajon”, njofton Policia Kantonale e Valis-it.
Për shkak të aksidentit, rruga ka mbetur e mbyllur për qarkullim deri në orën 22:40.
Prokuroria publike, në bashkëpunim me policinë kantonale, ka nisur hetimet.