Situata në veri, ushtarët turq të KFOR-it nisën drejt Kosovës

Shteti turk ka nisur ushtarë shtesë drejt Kosovës si pjesë e misionit të KFOR-it. Ministria e Mbrojtjes së Turqisë bëri të ditur nëpërmjet një njoftimi në Twitter se batalioni i Brigadës 65-të të Mekanizuar të Këmbësorisë është dërguar drejt Kosovës

Situata në veri, ushtarët turq të KFOR-it nisën drejt Kosovës

Turqia ka nisur ushtarë shtesë drejt Kosovës, në kuadër të misioni të KFOR-it.

Kjo u bë e ditur nga Ministria e Mbrojtjes së Turqisë nëpërmjet një njoftimi në Twitter.

“Pas ngjarjeve që ndodhën në Kosovë, batalioni i Brigadës 65-të të Mekanizuar të Këmbësorisë është nisur drejt Kosovës”, thuhet në njoftim.

Më herët, Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë njoftoi se me kërkesë të Komandës së Forcës së Përbashkët të NATO-s, është caktuar një batalion komando dhe se kanë filluar përgatitjet për transferimin e ushtarëve turq në Kazermën “Sulltan Murat” në Kosovë deri më 5 qershor.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria lidhur me zhvillimet në Kosovë, thuhet se Turqia vazhdon të kontribuojë për paqen dhe stabilitetin rajonal dhe global në kuadër të misioneve të OKB-së, NATO-s, BE-së dhe OSBE-së dhe marrëdhënieve bilaterale.

Në këtë kuadër, Ministria tha se kanë ndjekur me vëmendje edhe zhvillimet në Ballkan, si rajon me vlera të përbashkëta historike dhe kulturore me Turqinë.

“Turqia shfaq qëndrim konstruktiv dhe u bën thirrje palëve për përmbajtje, për zgjidhjen me dialog të ngjarjeve të fundit në pjesën veriore të vendit mik dhe vëlla Kosovës, që dëmtojnë sigurinë dhe stabilitetin rajonal. Pas ngjarjeve në Kosovë, me kërkesë nga Komanda e Forcave të Përbashkëta të NATO-s/Napoli (Itali), një batalion komando i lidhur me Komandën tonë të Brigadës 65 të Mekanizuar të Këmbësorisë (Lüleburgaz), e cila më parë ishte caktuar në Forcën e NATO-s në Kosovë, është caktuar si njësi rezervë. Përgatitjet e nevojshme për transferimin e tij kanë filluar”.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika