Gjatë ditës së diel Policia e Kosovës ka njoftuar se një qytetar nga komuna e Shtimes është zhdukur, ndërsa, bëhet e ditur se i njëjti është gjetur nga Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim në rajonin Shtimes.
Në njoftimin e policisë thuhet se pas gjetjes 23-vjeçari është dërguar r në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime, e më pas është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe sipas mjekësve gjendja e tij shëndetësore është e mirë.
“Për të gjitha veprimet është njoftuar prokurori i rastit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj. Drejtoria Rajonale Policisë në Ferizaj i falënderon qytetarët për angazhimin, ekipet e policisë nga stacioni i Shtimes, Sektorin Rajonal të Hetimeve, Njësinë e Reagimit të Shpejtë, e në veçanti Shoqatën e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, të cilët gjetën personin e zhdukur”, thuhet në njoftim.