Më datën 4 qershor në orën 12:05, në rrugën Suharekë – Prizren, ka ndodhur një aksident trafiku i rëndë. Në aksident është përfshirë një veturë me targa vendore, e cila ishte e drejtuar nga një i dyshuar mashkull kosovar.
Si pasojë e aksidentit, vetura ka pësuar djegie të tërësishme. Në të njëjtën kohë, drejtuesi i automjetit dhe një pasagjere femër shtetase e Shqipërisë kanë pësuar lëndime të rënda trupore.
Siç ka njoftuar Policia nëpërmjet raportit 24-orësh, dy të lënduarit janë dërguar menjëherë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për tretman mjekësor të specializuar.
“Në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë me targa vendore, të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit, vetura është djegur tërësisht dhe lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi i automjetit dhe një pasagjere femër shtetase e Shqipërisë. Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, autoritetet kompetente kanë nisur hetimet për t’i zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.