Pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, i kanë hequr një pjesë të telave gjemborë në Zveçan që i ka vendosur ditë më parë për ta rritur sigurinë.
Telat gjemborë janë parë një ditë pas përleshjes që ka ndodhur në mes serbëve lokalë dhe pjesëtarëve të KFOR-it.
NATO-ja dhe diplomatë vendorë e të huaj i kanë dënuar sulmet në instancat më të larta.
Ndryshe, serbët lokalë janë duke vazhduar protestat në tri komunat në veri të Kosovës, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, edhe më 5 qershor.