Gjatë ditës së hënë ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka shprehur shqetësimin e tij duke kritikuar ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, se po merret me çështjen e inspektorëve kundër duhanit dhe se, siç ka thënë ai, duhet të fokusohet më shumë në çështjet e bujqësisë.
Hoti ka thënë se investimet kapitale në bujqësi për periudhën janar-mars 2023 janë zero për qind. E për këtë e ka fajësuari vetë Pecin, pasi sipas tij, është bërë “inspektor kundër duhanit”.
Por, ministrit Peci i është kundërpërgjigjur duke shkruar se është “hera e fundit që polemizon një analfabet”, duke theksuar se “nuk ka pagesa të subvencioneve në këtë periudhë janar – mars 2023, sepse në vitin 2022 s’ka pas borxhe, por në këtë periudhë ka pas aplikim për subvencione”.
“Borxhi i vitit paraprak është ZERO, ndërsa borxhet / obligimet tua kanë qenë mbi 40 milionë në vitin 2020, ndërsa kanë filluar të mbulohen në 2021-tën”, ka shkruar Peci në Facebook.