“Derisa qeveria është në betejë me Serbinë, opozita i ka ndez motorrat me rrëzu Qeverinë Kurti, thu se kanë punu najherë me ndërtu diçka”.
Kështu është shprehur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, teksa ka theksuar se opozita aktuale “shpejt e jep shtetin për me marrë pushtetin”.
Ai e ka publikuar një letër të zëvendësndihmës sekretarin e shtetit, Methew Palmer, që ua kishte dërguar në atë kohë ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçit dhe ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.
“Tash ngoni mirë, Ramushi duhet me kuptu që qytetarët nuk e kanë kujtesë e peshkut sikur këta! A ju kujtohet letra që Mathew Palmer i ka pas dërgu tre krerëve të shtetit, koalicionit të PAN-it në vitin 2019? Anulohet vizita e Gjeneralit të Gardës Nacionale të shtetit të Iowa-s. Paralajmërim për rishikim të bashkëpunimit në aspekte të tjera të sigurisë. Zhgënjimi të hapur që këshillat e ShBA-së nuk janë përfillur. Deri në largimin e tarifës 100%, marrëdhëniet nuk do të mund të rikthehen në nivelet e mëhershme”, shkroi Basha.
Sipas tij, tani për dallim prej opozitës, edhe pse SHBA “kërcënojke koalicionin, Lëvizja Vetëvendosje nuk kërkojke mocion të mosbesimit ndaj Ramushit si Kryeministër, sepse neve nuk na duhet pushteti kur humb shteti”.
“E për kujtesën tuaj, qeveria e PAN-it ka pas ra 5 muaj pas letrës së Palmerit, por për arsye krejt tjera! Mbase e bëni se edhe iu kanë lodh mashqit qe dy vjet, por neve na duhet një shtet i fortë, jo ‘mashqi’ t’fortë”, shtoi më tej ai.