Në Zveçan sulmohet policia, komunat e tjera pa incidente të dhunshme

Sulmet ndaj Policisë së Kosovës në komunat veriore kanë vazhduar edhe këtë të hëne. Një patrullë e Policisë është sulmuar me mjete të forta në hyrje të Zveçanit, e për pasojë i janë thyer xhamat e veturës por pjesëtarët e policisë nuk janë lënduar. Për dallim nga Zveçani, në Zubin Potok dhe Leposaviq ka qenë situatë e qetë e nuk janë raportuar incidente, me pak protestues që janë paraqitur rrugëve të këtyre komunave

Zveçani vazhdon të mbetet vend jo-miqësor për Policinë e Kosovës.

Sulme ndaj forcave të rendit janë raportuar edhe ketë të hënë.

Rreth orës 14:00 një veturë e Policisë është bllokuar nga turma e protestuesve, e më pas është sulmuar me mjete të forta.

Deri tek kjo situatë dyshohet se erdhi pasi patrolla e Policisë kishte ngatërruar rrugën.

“Si pasojë e sulmit me mjete të forta (gurë), veturës i është thyer xhami, e cila më pas është larguar nga ai lokacion. Nuk raportohet për të lënduar, përderisa rasti është duke u hetuar.”, thotë njoftimi i policisë.

Situatë ndryshe mbizotëron në Zubin Potok, komuna me situatën më të qetë nga fillimi i protestave.

Megjithatë, ushtarët e KFOR-it, rrijnë në gjendje gatishmërie pas objektit të komunës, sikur bëjnë edhe njësitet speciale të Policisë së Kosovës.

Por jo në vendet ku ishin vendosur para më 26 maj.

Edhe ushtarët e KFOR-it janë më pak të pranishëm në terren, derisa më parë ishin dhjetëra e tash shumë më pak.

Numri i protestusve ka rënë, si zakonisht paradite shumica janë gra e vajza, pjesa dërmuese pjesë e institucioneve publike.

Pos Policisë, KFOR-it dhe gazetarëve në komunë vazhdon të qëndrojë simboli pak i pëlqyer nga protestuesit, flamuri shtetëror i Kosovës.

Megjithatë ka ditë që kryetari Izmir Zeqiri, punën po e vazhdon nga fshati Çabër e jo në zyrën që i takon, sikur ka bërë edhe kryetari i Zveçanit, Lulzim Peci.

Ndryshe prej tyre kryetarët që i përkasin Lëvizjes Vetëvendosje janë në objektet komunale.

Erden Atiqi në Mitrovicë të Veriut e Lulzim Hetemi në Leposaviq.

Ky i fundit më datë 29 maj para orës 7-të në mëngjes është parë në objekt të komunës, ndërsa përveç vizitave që i janë bërë brenda, ai nuk është raportuar të ketë dalur jashtë objektit.

Në këtë komunë gjatë ditës nuk është raportuar për ndonjë incident.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika