Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka kërkuar që kryeministri i Kosovës urgjentisht të fillojë me plotësimin e kërkesave të Bashkimit Evropian.
“Kryeministri Albin Kurti prezantoi pikëpamjen e tij për zhvillimet aktuale në veri dhe dialogun. Me ambasadorin Olivier Guerot përsëritëm qëndrimin tonë të qartë në përputhje me deklaratën e fundit të QUINT-it/BE-së. Nevoja urgjente për të punuar në objektivat e deklaratës së BE-së. Mbështetje e plotë për Miroslav Lajçakun”, ka shkruar Rohde në Twitter.
PM @albinkurti presented his view on current developments in the north/in the dialogue. @Olivier_Guerot and my DHoM reiterated our clear stance in acc. with latest QUINT/🇪🇺 statements. Urgent need to work on objectives of EU27 statement. Full support for @MiroslavLajcak’s efforts https://t.co/wssSaigjqa
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) June 5, 2023