Kurti mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Javës së Krenarisë: Liria për të dashuruar është e drejtë univerzale

"Në fillimin e Javës së Krenarisë, kujtohemi se liria për të dashuruar është e drejtë universale. Në fakt, Dashuria është një lloj kushti i lirisë. Por çfarë saktësisht është ajo? A është thjesht një ndjenjë apo ka Dashuria aftësinë për ta ndryshuar botën? A është vetëm një lidhje ndërmjet dy zemrave, apo edhe ndërmjet miqve, familjarëve apo edhe të panjohurve?", ka thënë kryeministri Albin Kurti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e hapjes së Javës së Krenarisë/Paradës së Krenarisë, me moton “T’du qashtu qysh je!”, që u organizua nga Zyra për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, në bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile CSGD dhe CEL.

Në njoftimin e zyrës së kryeministrit thuhet se para të pranishmëve të shumtë, përfaqësues diplomatikë, anëtarë të shoqërisë civile dhe të ftuar të tjerë, Kurti tha se në fillimin e Javës së Krenarisë, liria për të dashuruar është e drejtë universale, duke e quajtur dashurinë një lloj kushti të lirisë.

Sipas tij, të lashtët e kuptonin Dashurinë si një lidhje ndërmjet shpirtrave, e cila shkon përtej botës fizike.

“Ata i jepnin rëndësi jo vetëm në lidhje romantike, por edhe në lidhje të kultivuara me prindërit, fqinjët, të panjohurit dhe hyjnitë. Java e Krenarisë ka për qëllim mbështetjen dhe promovimin e diversitetit dhe barazisë për komunitetin LGBTI në Republikën e Kosovë, përmes aktivitetet të ndryshme”, tha Kurti.

Java e Krenarisë ka për qëllim mbështetjen dhe promovimin e diversitetit dhe barazisë për komunitetin LGBTI në Republikën e Kosovë, përmes aktivitetet të ndryshme.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika