Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në 24-vjetorin e rënies ka kujtuar heronjtë e kombit, Burim Mustafaj, Shpend Malaj, Jeton Dedushaj e Enver Dobraj.
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se vepra madhështore e luftëtarëve të lirisë, është burim frymëzimi për brezat dhe motiv për të punuar më shumë për shtetin.
“Ata ishin luftëtarë të zotë e sypatrembur, me pushkën e të cilëve u shënuan shumë aksione e beteja. Kisha nderin që t’i kem në krah në luftën çlirimtare për lirinë e atdheut”, shkroi ai.
Po ashtu, në 4-vjetorin e ndarjes nga jeta, kreu i AAK-së ka kujtuar bashkëluftëtarin, Zeqir Nimonaj.