Shefi i OSBE-së në Kosovë diskuton me Lajçakun: Mbështesim mbajtjen e zgjedhjeve gjithëpërfshirëse në veri

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, ka thënë se e mbështesin fuqishëm thirrjen e BE-së për depërshkallëzimin e situatës. Po ashtu, ai ka folur edhe për mbajtjen e zgjedhjeve gjithëpërfshirëse në komunat veriore të Kosovës

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, është takuar me emisarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, me të cilin ka diskutuar për situatën në veri.

Me anë të një postimi në Twitter, Davenport ka thënë se e mbështesin fuqishëm thirrjen e BE-së për depërshkallëzimin e situatës.

Po ashtu, ai ka folur edhe për mbajtjen e zgjedhjeve gjithëpërfshirëse në komunat veriore të Kosovës.

“Me Miroslav Lajçak sot u theksua rëndësia e progresit në dialogun e lehtësuar nga BE dhe pjesëmarrjen e plotë të të gjitha komuniteteve në institucione dhe zgjedhje. OSBE në Kosovë qëndron fuqishëm përkrah KFOR-it dhe EULEX-it në përmbushjen e mandateve tona përkatëse në Kosovë. Mbështetje e fuqishme për thirrjen e BE-së për depërshkallëzimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve gjithëpërfshirëse në komunat veriore”, shkroi ai.

Davenport ka theksuar se OSBE-ja do të ndihmojë institucionet e Kosovës, përfshirë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për të ofruar integrim dhe dialog duke përfshirë të gjitha komunitetet.


Tri kërkesat e të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, dhe të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobarit, gjatë takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, ishin qetësimi i situatës në veri të Kosovës, mbajtja e zgjedhjeve të reja dhe kthimi në Dialog.

Pas takimit trepalësh mbrëmjen e 5 qershorit, Lajçak ka njoftuar se gjatë takimit është prezantuar një propozim me tri elemente.

“Ne e prezantuam një propozim në emër të komunitetit ndërkombëtar që përmban tri elemente”, tha Lajçaku.

Ai tha se është në interes të të gjithëve që në veri të Kosovës të ketë kryetarë të komunave “legjitimë” dhe që përfaqësojnë qytetarët.

“Ishte një bisedë e gjatë, ishim të hapur në shkëmbim të ideve, të koncepteve dhe shpresojmë të shpallim lajme të mira në fund të procesit. Sa u përket kryetarëve të komunave në veri, legaliteti nuk do të thotë përfaqësim dhe ky është problemi që e kemi për momentin, është në interes të të gjithëve që të kemi kryetarë të komunave që të kenë ligjshmëri dhe përfaqësim. Është përmendur në deklaratën e BE-së 27, është një dokument me peshë, serioz dhe mund të them se shtetet anëtare po presin që të shkojmë t’u raportojmë”.

Sa u përket zgjedhjeve të reja, Lajçak theksoi se respektojnë autoritetin e Qeverisë së Kosovës, strukturën kushtetuese të Kosovës dhe nuk ka votim të detyrueshëm në këtë shtet.

Escobari dhe Lajçaku me tri kërkesa për Kurtin

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika