Deputetja e Parlamentit Evropian, Viola von Cramon, ka reaguar për shpërthimin e digës në Nova Kakhovka në Ukrainë nga ana e agresorit rus.
Von Cramon e ka akuzuar gjithashtu Rusinë për vazhdimin e gjenocidit ndaj ukrainasve dhe ekocidimin e vendit të tyre. Më tej, eurodeputetja e ka cilësuar këtë si një akt tjetër të terrorizmit, që sipas saj vë në rrezik mbi 100 mijë njerëz dhe shkakton dëme të pariparueshme në mjedis.
“Hedhja në erë e digës Nova Kakhovka nga Rusia është një tjetër akt terrorist. Rrezikon 100 mijë njerëz dhe i bën dëm të pariparueshëm mjedisit. Rusia vazhdon Gjenocidin ndaj Ukrainasve dhe Ekocidin e vendit të tyre. Aktet terroriste vetëm sa na bëjnë më të vendosur për të mbështetur më tej Ukrainën”, ka shkruar Viola von Cramon në Twitter.
Von Cramon beson se akte të tilla terroriste vetëm sa e forcojnë vendosmërinë e tyre [BE-së] për të mbështetur më tej Ukrainën.
Russia blowing up the 🇺🇦#NovaKakhovka dam is another act of terrorism.
It endangers 100.000s & does irreparable damage to the environment. Russia continues #Genocide of Ukrainians & #Ecocide of their country. Terrorist acts only make us more resolute to further support #Ukraine. pic.twitter.com/SfT4KRLMjh— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺 (@ViolavonCramon) June 6, 2023
Nova Kakhovka është një qytet në Ukrainën jugore që ndodhet pranë rezervuarit Kakhovka, i cili formohet nga një digë në lumin Dnieper.
“Ekocid” quhet shkatërrimi i mjedisit natyror, veçanërisht kur bëhet me dashje ose pakujdesi.