Gërvalla viziton Çekinë, pritet të takohet me homologun e saj Lipavsky

Gjatë kësaj vizite, temë qendrore e bisedimeve do të jetë zhvillimi i mëtejshëm i marrëdhënieve bilaterale dhe avancimi i agjendës integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla

Me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë, Jan Lipavsky, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla, ka filluar vizitën e saj zyrtare në Republikën e Çekisë.

Në një komunikatë për media thuhet se gjatë kësaj vizite, temë qendrore e bisedimeve do të jetë zhvillimi i mëtejshëm i marrëdhënieve bilaterale dhe avancimi i agjendës integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Ministrja Gërvalla, përveç takimit me ministrin Lipavsky, do të takohet ndër të tjera me ministrin çek për Çështje Evropiane, Martin Dvorak dhe nënkryetaren e parë të Dhomës së deputetëve të Parlamentit të Çekisë, Vera Kovarova.

Krahas takimeve zyrtare, ministrja Gërvalla do të takojë studentë dhe profesionistë të mërgatës sonë në Çeki, si dhe do të marrë pjesë në një sërë aktivitetesh të organizuara me rastin e vizitës së saj.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika