Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, njëherësh deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se Kosova sot po humb miq dhe aleatë për shkak të “politikës së mbrapshtë të binomit Kurti-Osmani”.
Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se Kosova është në pikën më të ulët të mbështetjes nga aleatët në tri dekada.
“Binomi Kurti-Osmani po e dërgon Kosovën drejt izolimit. Nga vendi me mbështetjen më të madhe amerikane në rajon, këta të paaftë e kthyen Kosovën në qendër të kritikave dhe fajësimit nga ana e aleatëve. Pasojat tanimë po i bartim – Kosova është përjashtuar nga ‘Defender 2023’, që ishe ëndërr e ushtarëve të FKS-së. Cilat janë pasojat e radhës?!”, ka shkruar Hoti.
Ndryshe, më 30 maj, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se anulimi i pjesëmarrjes së Kosovës në stërvitjet “Defender Europe 2023”, është pasoja e parë për Qeverinë e Kosovës që ka refuzuar thirrjet e Uashingtonit që të shtensionojë situatën në veri.
Hovenier: Anulimi i pjesëmarrjes në Defender 23, pasoja e parë për Kosovën