Policia e Kosovës ka njoftuar se këtë të martë është arrestuar një person i dyshuar në lidhje me dy raste të ndara të kanosjes ndaj dy viktimave në komunën e Leposaviqit.
Në rastin e parë, një vajzë kosovare-serbe kishte denoncuar më datë 26 maj se ishte e kërcënuar nga persona meshkuj serbë të Kosovës.
Ajo gjithashtu kishte raportuar se i dyshuari i kishte dërguar një mesazh kërcënues dhe kishte parë persona të maskuar duke lëvizur në zonën ku ajo jetonte, duke mbajtur gurë në duar.
Në rastin e dytë, një djalë kosovar-serb kishte raportuar më datë 5 qershor se ishte kanosur me fjalë kërcënuese nëpërmjet telefonit nga një person i dyshuar kosovar-serb.
Të dyshuarit për këto raste janë identifikuar dhe është arrestuar B.DJ., një mashkull kosovar-serb i lindur në vitin 1981.
“Lidhur me rastet është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari B.DJ., (1981), mashkull kosovar serb ndaj të cilit të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Po ashtu, Policia e Kosovës, siç ka njoftuar, “mbetet e përkushtuar të hetoj të gjitha aktet kriminale dhe të parandaloj shfaqjen e dhunës”.