I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit me Listën Serbe ka thënë se nuk mund të arrihet asnjë zgjidhje politike për uljen e tensioneve në veri të Kosovës pa “popullatën e prekur”.
“Me përfaqësuesit e Listës Serbe dhe shoqërisë civile, ne theksuam nevojën që serbët e Kosovës të marrin pjesë në zgjedhjet e reja”, ka thënë Lajçak.
“Asnjë zgjidhje politike për uljen e tensioneve në veri të Kosovës nuk mund të arrihet pa popullatën e prekur. Me përfaqësuesit e Listës Serbe dhe shoqërisë civile, ne theksuam nevojën që serbët e Kosovës të marrin pjesë në zgjedhjet e reja”, ka shkruar ai në Twitter.
No political solution to de-escalate the tensions in the north of Kosovo can be achieved without the affected population. With representatives of Srpska Lista and civil society, we highlighted the need for Kosovo Serbs to participate in new elections. pic.twitter.com/4rjX8mJufz
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) June 6, 2023