Tentoi t’i kontrabandojë 3 mijë e 700 kg mish, arrestohet një person në Leposaviq

Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media, ka njoftuar se Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë e Policisë Kufitare gjatë patrullimit në brezin kufitar në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, kanë vërejtur një kombi të tipit Mercedes me targa serbe, që dyshohej se kishte shfrytëzuar rrugën e cila nuk është e autorizuar për kalim kufiri.

“Në vazhdën e aktiviteteve të përditshme për parandalimin e kontrabandës dhe veprave tjera penale ndërkufitare, Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë e Policisë Kufitare, DRK-Veri, gjatë patrullimit në brezin kufitar në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, kanë vërejtur një kombi Mercedes të tipit Sprinter, ngjyrë e bardhë me targa serbe, që dyshohej se kishte shfrytëzuar rrugën e cila nuk është e autorizuar për kalim kufiri”, thuhet në komunikatën për media.

Policia njofton se patrulla policore ka tentuar ta ndalë, duke ndezur rotacionin dhe dritën vezulluese për ta ndalur, por i njëjti nuk është ndalur dhe ka tentuar t’i ikë Policisë.

“Pas veprimeve aktive operacionale, Policia ka arritur që në hyrje të Leposaviqit ta ndalojë automjetin e dyshuar dhe gjatë kontrollit është identifikuar edhe ngasësi i automjetit, i dyshuari mmashkull/s me iniciale R.K. (1973)”, thuhet tutje në komunikatën për media.

“Gjatë realizimit të kontrollimit është konstatuar se në automjet (kombi) transportoheshin mbi 3700 kilogramë mish të ndryshëm në vlerë mbi 20 mijë euro dhe nuk kishte asnjë dokument mbi prejardhjen e mallit”.

Tutje, njoftohet se automjeti është përcjellë dhe i është dorëzuar autoriteteve kufitare në Leposaviq, për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika