Këshilltari i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, Klisman Kadiu, ka reaguar pas deklaratës së presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili tha se shteti i tij gjithmonë ka qenë konstruktiv dhe konsistent sa i përket stabilitetit në rajon.
Kadiu, i përmendi luftrat dhe masakrat që i ka kryer Serbia ndër vite me disa shtete përfshi edhe Kosovën.
“Luftë me Kroacinë, luftë me Slloveninë, gjenocid e spastrim etnik në Bosnjë e Kosovë, ulje të nivelit të demokracisë, lidhje të ngushta me grupe kriminale, ndërhyrje në punë brendshme në Mal të Zi e Kosovë, mospranim i shtetësisë së Kosovës, baza ushtarake përreth Kosovës, fluturimi i Mig-ave në kufi me Kosovën, ngritja e nivelit të gatishmërisë së ushtrisë serbe disa herë afër kufirit me Kosovën”, ka thënë ai.
Tutje, ai i ka përmendur shkeljet e marrëveshjeve nga Serbia në raport me Kosovën, teksa ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare të reagojnë.
Shkeljet që i ka përmendur Kadiu, janë:
- Shuarjen e strukturave paralele ilegale
- Mosndërhyrje në punët e brendshme të Kosovës
- Të mos e pengojë apo inkurajojë palë të treta që ta pengojnë rrugëtimin e Kosovës drejt integrimeve evropiane.
- marrëveshjen për menaxhimin e integruar të kufirit;
- marrëveshja për vulat doganore; 6. marrëveshja për njohjen reciproke të diplomave,
- marrëveshja për zhbllokimin e linjave të interkonjeksionit,
- marrëveshja për energjinë,
- pjesë të marrëveshjes për telekomin; 10. marrveshja për vendosjen e zyreve ndërlidhëse;
- marrëveshja për certifikatat fitosanitare
- Dëftimet e premtimet e panumërta, që Serbia nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Republikës së Kosovës
- Vota e Serbisë kundër aplikimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës
- Lobimi i vazhdueshëm që Serbia dhe misionarët e saj e bëjnë kundër anetarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.
- fushatat për çnjohjen e Republikës së Kosovës