Dy njerëz janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një ceremoni diplomimi në Richmond në Virginia.
Të shtënat i kanë detyruar nxënësit e shkollës së mesme që të ikin – me rroba të diplomimit – në kërkim të sigurisë, kanë raportuar mediat amerikane.
Zyrtarë të shkollës kanë thënë se të shtënat kanë ndodhur përgjatë një ceremonie diplomimi në shkollën e mesme, Huguenot High, shkruan Reuters.
Një ceremoni tjetër diplomimi e planifikuar për të martën është shtyrë, derisa mësimi nuk do të mbahet në atë shkollë të mërkurën.
Viktimat që janë vrarë në sulm kanë qenë një 18-vjeçar, i cili ka qenë pjesë e grupit që do të diplomonte dhe babai i tij 36-vjeçar.
I dyshuari 19-vjeçar është dërguar në mbajtje, sipas autoriteteve.
Sipas tyre, i dyshuari e ka njohur të paktën një prej viktimave.
Sipas Arkivit të Dhunës me Armë, vetëm këtë vit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar të paktën 198 sulme me të shtëna masive.
Këto shifra janë më të lartat për këtë pjesë të vitit, prej vitit 2016.