Një person ka ndërruar jetë të martën e pesë qershorit, pasi e njëjta ishte goditur nga një veturë në Gllogoc.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, thuhet se viktima pasi është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor, si pasojë e lëndimeve ka ndërruar jetë.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën dyshohet nga pakujdesia ka goditur viktimën femër kosovare, të cilës i ka shkaktuar lëndime të rënda. Viktima pasi është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, dyshohet për shkak të lëndimeve ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.