Zvarritet Projektligji për Institutin për Krimet e Luftës

Ndonëse u proklamua nga krerët qeveritar si një prej iniciativave që do trajtohej me urgjencë, Projektligji për Institutin për krime lufte, ende nuk është gati. Ky projektligj ende është duke u shqyrtuar në komisione të ndryshme, teksa nga organizatat që merren me dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës, thonë se Kosova vetëm po humb kohë me zvarritjen e projektligjit

Pamje nga paslufta në Kosovë

Janë bërë plot 9 muaj që kur Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për institutin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Por, edhe pas kaq shumë muajsh ky projektligj është duke u shqyrtuar në komisione të Kuvendit.

Projektligji, me anë të së cilit synohet që të dokumentohen krimet e kryera gjatë luftës, ka marr miratimin së fundmi edhe të disa prej deputetëve të komisionit për të drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim.

Ata këtë të martë, kanë miratuar edhe amandamentet e komisionit funksional për Legjislacion.

Ndërkohë, duke pasur parasysh faktin që Kosova deri më tani nuk ka dokumentuar krimet e luftës, nga Fondi për të Drejtën Humanitare, thonë se kjo çështje do duhej të trajtohet me urgjencë.

“Ne e kemi parë që ky projektligj, është duke vazhduar qe disa muaj, dhe është mirë që kjo procedurë të përshpejtohet për arsye që tanimë për herë të dyte po themelohet ky institut dhe jemi me vonesë 24 vite, që nga përfundimi i luftës në Kosovë… Me kalimin e kohës edhe dëshimtarët okular të cilët kanë përjetuar luftën dhe kanë munndësi të dëshmojnë, tani më kanë ndërruar jetë dhe është me rëndësi që ky ligj të përshpejtohet”, ka deklaruar Amer Alija nga FDH-ja.

E Adnan Rrustemi, kryesues i komisionit për Legjislacion thotë se ky projektligj brenda dy javësh pritet të shkojë për votim në seancën e Kuvendit, dhe se vonesat janë për arsye të brendshme.

“Është e vërtet që ka kaluar një kohë, në procedura në seancë por kjo ka ardhur, për dy arsye, e para ka qenë që është fillimisht komisioni kishte themeluar një grup tjetër punues që e kryesonte nënkryetarja e Kuvendit Saranda Bogujevci por e cila për shkak të problemeve shëndetësore, dhe pushimit që kishte marrë ishin vonuar në shqyrtim dhe e kemi themeluar një grup tjetër punues, të cilin e kryesojë unë dhe pastaj brenda një muaji e kemi përmbyllur punën e amandamenteve, dhe tash është në procedurë të Kuvendi”, ka deklaruar Adnan Rrustemi – deputet i LVV-së.

Instituti për Krime të Luftës ka qenë funksional nga vitit 2011 deri më 2018, por i njëjti ishte shuar, në kohën kur kryeministër ishte Ramush Haradinaj, me arsyetimin se zyrtarët nuk kishin përmbushur detyrimet e tyre.

Kryeministri Kurti, e ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, vazhdimisht kanë përmendur themelimin e Institutit, e që më pas do të hartonin edhe padinë për gjenocid ndaj Serbisë, për krimet e kryera në Kosovë.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika