Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka komentuar mbi mocionin e paraqitur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Kuvend.
Ajo ka thënë se situata është kaq serioze saqë mocioni i AAK-së është i qesharak në iniciativë.
Kusari-Lila ka theksuar se nuk ka mbështetje matematikore për të cilin mocion pretendojnë se është i qëndrueshëm në raport me numrat në Kuvend.
Ajo ka akuzuar AAK-në se është e dezinformuar ose dëshiron të spekulojë publikisht.
Kusari-Lila gjithashtu ka përmendur mungesën e deputetëve të AAK-së në votimin e një rezolute të tyre dhe e ka konsideruar prezencën dhe opozitarizmin e tyre si “jo serioz”.
“Sinqerisht, po mos të ishte situata kaq serioze kjo është qesharake në kuptimin e iniciativës. Për arsyeje se nuk ka matematik e cila e tregon të qëndrueshëm këtë mocion të AAK-së në raport me numrat të cilët janë në Kuvend. Ai është shumë i dezinformuar, ose dëshiron të spekulojë publikisht. Sot AAK-ja e ka pasur në agjendë të Kuvendit, votimi i Rezolutës së tyre për dy-vjetorin e qeverisjes Kurti, debat ky që është zhvilluar në Kuvend. Dhe a e dini sa deputetë të tyre kanë qenë prezent, zero, as edhe një i vetëm, nuk kemi pasur se çka të votojmë. Kaq serioze është prezenca e tyre edhe opozitarizmi i tyre”, ka deklaruar Kusari Lila.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, kishte paralajmëruar se ka votat e mjaftueshme për të rrëzuar Qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti me një mocion mosbesimi.