Senatorët amerikanë kërkojnë nga Kosova e Serbia t’i ulin tensionet

Një grup senatorësh amerikanë, kanë kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, t’i ulin tensionet e krijuara së fundmi.

Në thirrjen e tyre thuhet se të dy liderët duhet t’i dëgjojnë kërkesat e ndërkombëtarëve për uljen e tensioneve në veri, teksa shtojnë se duhet angazhim për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit dhe themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Si ligjvënës amerikanë, përtej linjave partiake, jemi gjithnjë e më të shqetësuar më situatën e brishtë e sigurisë në veri të Kosovës. Sot, ne ritheksojmë se ka mbështetje të gjerë dypartiake në Senatin amerikan për përpjekjet e Bashkimit Evropian në bashkërendim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara, për të ndërmjetësuar një rrugë përpara. Por, që një zgjidhje të jetë e qëndrueshme, si kryeministri Kurti ashtu edhe presidenti Vuçiq duhet t’i dëgjojnë menjëherë thirrjet ndërkombëtare për të shtensionuar situatën, për të rikthyer besimin e qytetarëve në institucionet vendore në veri dhe për t’u angazhuar për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit duke themeluar Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë”, thuhet në deklaratë.

Tutje në thirrjen e tyre thuhet se nëse kërkesat e ndërkombëtarëve nuk dëgjohen, mund të dobësohen marrëdhëniet me ShBA-në.

“Dështimi për të ulur tensionet do të shkaktonte veprime me pasoja nga perëndimi, i cili ka punuar me zell për të mbështetur Kosovën dhe Serbinë në rrugë përpara, dhe rrezikon pa nevojë të dobësojë marrëdhëniet tona dypalëshe. Kjo nuk është në interesin e askujt. Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të punojnë në mirëbesim me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara për të gjetur një zgjidhje pa vonesë”, thuhet në deklaratën e përbashkët të senatores Shaheen me kolegët e saj Chris Murphy, Chris Van Hollen, Ben Cardin, Thom Tillis dhe Pete Ricketts.

Tensionet në veri filluan kur Qeveria e Kosovës, i dërgoi njësitë speciale për t’i asistuar kryetarët e tri komunave veriore të hyjnë në objektet komunale. Pas kësaj, pati protesta të vazhdueshme e të dhunshme ku u lënduan rreth 30 ushtarë të KFOR-it.

Po ashtu, u sulmua edhe Policia e Kosovës, gazetarët e qytetarë të asaj pjese. Kërkesa e ndërkombëtarëve është që në komunat veriore të ketë përsëri zgjedhje dhe të tërhiqet njësia speciale rreth objekteve komunale.

Kurti ndërkaq, ka deklaruar se zgjedhje në veri do të ketë por sipas tij njëherë duhet të vendoset rendi dhe ligji.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika