SHBA thotë se ukrainasit po dërgohen me forcë në Rusi

Civilët ukrainas po dërgohen në Rusi kundër vullnetit të tyre, ka thënë të hënën zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, ndërsa Ukraina ka thënë se mbi 1 milion qytetarë të saj janë dërguar në Rusi deri më tani

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë deklaruar se ka “indikacione” se ukrainasit po dërgohen me forcë në Rusi, ndërsa Ukraina ka thënë se mbi 1 milion qytetarë të saj janë dërguar në Rusi deri më tani.

Sekretar i Shtypit për Departamentin e Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), dhe Ndihmës i Sekretarit të Mbrojtjes për Çështjet Publike, John Francis Kirby, i cili ka punuar më parë si analist ushtarak, në një fjalim të mbajtur për konferencë shtypi ka deklaruar se ukrainasit po zhvendosen me forcë nga Ukraina në Rusi.
John F. Kirby

“Ne sigurisht kemi parë indikacione se ukrainasit po zhvendosen nga Ukraina në Rusi,” ka thënë Kirby në një konferencë shtypi, për Reuters, transmeton Portali D.

Duke theksuar se po zhvendosen në Rusi, kundër vullnetit të tyre.

“Ukrainasit po futen kundër vullnetit të tyre në Rusi”, ka shtuar Kirby, duke e quajtur atë një veprim “të pandërgjegjshëm” të Rusisë dhe “jo sjellje e një pushteti të përgjegjshme”.

Gjithashtu, Kirby ka thënë se nuk mund të fliste për sa kampe bëhet fjalë  apo si duken, duke deklaruar se nuk ishte në dijeni nëse Shtetet e Bashkuara kanë atë “nivel detajesh”.

Ndërkaq, Kirby ka deklaruar se ky është shembulli më i fundit se si presidenti rus Vladimir Putin “nuk do të pranojë dhe respektojë sovranitetin ukrainas”.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka nënshkruar të hënën një projektligj që do të thjeshtojë procesin e gjatë të furnizimit të Ukrainës me pajisjet ushtarake të nevojshme për luftën kundër Rusisë.

Joe Biden

“Po nënshkruaj një projektligj që ofron një mjet tjetër të rëndësishëm që mbështet drejtpërdrejt qeverinë e Ukrainës dhe popullin ukrainas dhe luftën e tyre për të mbrojtur vendin dhe demokracinë e tyre kundër luftës brutale të Putinit”, ka thënë Biden, shkruan CNBC, transmeton Portali D.

Nënshkrimi i Biden në Aktin e Huadhënies për Mbrojtjen e Demokracisë së Ukrainës të vitit 2022 do ta bëjë më të lehtë për SHBA-në huadhënien ose dhënien me qira të ndihmës ushtarake për aleatët e prekur nga pushtimi rus i Ukrainës.

Biden tashmë ka një lloj pushteti për të dhënë hua ose me qira pajisje, por legjislacioni që ai do të nënshkruajë do të lehtësojë disa nga kërkesat për ta bërë këtë.

Të premten, administrata Biden, ka njoftuar një paketë të re armësh për Ukrainën me vlerë 150 milionë dollarë.

Ai ka deklaruar se, që Ukraina të ketë sukses kundër Rusisë, SHBA dhe aleatët e saj duhet të vazhdojnë të lëvizin armë dhe municione në vend.

Paketa e fundit e ndihmës ushtarake dhe ndihmës për sigurinë, e sjell zotimin e ndihmës ushtarake të SHBA-së në 3.8 miliardë dollarë, që kur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt 2022.

Po ashtu, Biden kishte bërë të ditur më 8 maj se janë vendosur sanksione të reja ndaj Rusisë, pas një video-konference që ka pasur një forum politik ndërqeveritar pra me liderët e Grupit të Shtatë (G7), dhe me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, shkruan Portali D.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika