Problemet financiare të Barcelonës shuan shpresat për rikthimin e Messi-t

E ardhmja e Messit ka qenë debat për pjesën më të madhe të sezonit të fundit. Ai ka thënë se rreziku i problemeve të vazhueshme financiare të Barçës dhe kufizimet në lidhje me biznesin e tyre të transferimit ishin shumë për t'u përballur, gjersa theksoi se donte që të largohej nga qendra e vëmendjes duke mos zgjedhur më klube evropiane

Gjersa konfirmoi se ishte afër bashkimit të tij me skuadrën e Inter Miami, Lionel Messi ka thënë se shpresat për rikthimin e tij në gjigantin spanjoll Barcelona përfunduan nga problemet financiare të klubit.

E ardhmja e Messi-t ka qenë debat për pjesën më të madhe të sezonit të fundit të kontratës së tij dyvjeçare në Parc des Princes, me një rikthim përrallor në Barcelonë, një lëvizje me para të mëdha në Lindjen e Mesme dhe interes nga MLS.

Në një intervistë të përbashkët me mediat spanjolle Mundo Deportivo dhe Sport , Messi konfirmoi se destinacioni i tij i ardhshëm ishte pothuajse i sigurt se do të ishte skuadra e Miami e David Beckham.

“Kam marrë vendimin që do të shkoj në Miami. Ende nuk e kam mbyllur njëqind për qind. Më mungojnë disa gjëra, por vendosëm të vazhdojmë rrugën. Nëse me Barcelonën nuk do të funksiononte, doja ta lija Evropën dhe të largohesha nga qendra e vëmendjes, të mendoja më shumë për familjen time”, tha ai.

Messi ka theksuar se nuk kanë munguar oferta të tjera nga klubet evropiane, mirëpo nëse nuk do të ishte Barcelona zgjedhja, atëherë nuk do të zgjidhte fare.

“Tani do ta mbyll karrierën time në këtë vend dhe do ta përjetoj MLS-në në një mënyrë tjetër, duke shijuar shumë më tepër jetën e përditshme – por me të njëjtën përgjegjësi të dëshirës për të fituar dhe gjithmonë duke i bërë gjërat mirë, por me më shumë qetësi”, ka thënë ai.

Lionel Messi do të bashkohet me Inter Miami në një marrëveshje me një strukturë të ngjashme me atë që solli David Beckham në MLS.

Messi konfirmoi se Barcelona kishte bërë një qasje për rikthimin e tij, por shtoi se ai kishte mbetur i lënduar nga mënyra e largimit të tij nga Nou Camp dy vjet më parë, gjë që ai e bëri të qartë në atë kohë nuk ishte një vendim i tij.

Siç raporton Sky Sport, rreziku i problemeve të vazhdueshme financiare të Barçës dhe kufizimet në lidhje me biznesin e tyre të transferimit ishin shumë për t’u përballur, shtoi ai, duke thënë se kishte njoftuar qëllimisht lëvizjen e tij të ardhshme në fillim të verës për paqen e tij të mendjes.

Barcelona lëshoi ​​një deklaratë e cila pretendonte se klubi kishte “paraqitur” një propozim për kthimin e Messi-t, i cili ishte dëshiruar nga të dyja palët, përpara se të informohej për vendimin e lojtarit për të shkuar në Miami.

“Presidenti Laporta e kuptoi dhe respektoi vendimin e Messi-t për të dashur të konkurrojë në një ligë me më pak kërkesa, më larg nga qendra e vëmendjes dhe presioni ndaj të cilit ai ka qenë në vitet e fundit”, thuhet në deklaratën e klubit.

Messi shënoi 672 gola në 778 për Barcelonën gjatë 17 sezoneve në Nou Camp.

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika