Gjashtë fëmijë janë plagosur pas një sulmi me thikë në Annecy të Francës Juglindore.
Siç raporton BBC, një i dyshuar tashmë është arrestuar.
Raportet e mediave franceze sugjerojnë se sulmi me thikë ndodhi rreth orës 09:45 me kohën lokale. Tre viktima janë në gjendje kritike, thotë AFP, duke cituar një “burim me njohuri për rastin”.
I dyshuari mendohet të jetë një azilkërkues sirian, sipas raporteve të veçanta nga Le Parisien, BFM TV dhe AFP.
Kryeministrja franceze Élisabeth Borne është rrugës për në Annecy, raportojnë mediat franceze.