Kryetari i Aleancës Kosova e Re, njëherësh edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli , u është drejtuar përmes një letre publike në llogarinë e tij në facebook, Ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe Ministrit të Mjedisit, Liburn Aliu.
Ai përmes kësaj letre ka shprehur se, çdo gjë po stagnon në rrafshin ekonomik dhe po shkatërrohet pamëshirshëm cdo ditë ambienti dhe natyra .
Sipas tij, prej një viti, asnjë projekt nuk është zhvilluar në infrastrukturën rrugore, madje kanë stagnuar edhe punët që kishin filluar para vitit 2020.
“Gjendja e rrugës Prishtinë-Gjilan-Kamenicë, ose Ferizaj-Gjilan-Dheu i Bardhë jo që është e shkatërruar, por, paraqesin edhe rrezik permanent për jetrat e njerzëve. Ato janë pa sinjalizime, pa trotuar, me gropa, pothuajse, në çdo metër, me parakolt te thyera, të rrezuar, të shrembëruar, të zhytur e më përplotë mbeturina. Eshtë një ofendim për shoqërinë tonë”, ka shtuar ai më tutje.
Ai është shprehur se, gjendja e disa rrugëve është alarmante dhe po paraqesin rrezik për jetën e qytetarëve.
“Nuk e di a dilni ndonjëherë në terren dhe a i vëreni këto? Ju lutem, shkoni e shihni këtë gjendje! Rruga Prekoc, Strezoc-Kamenicë, aksi kryesor nëpër pjesën lindore të Kosovës, (rrugë e ndërtuar nga Ministria e Infrastrukturës e asaj kohe që sherben edhe si rruge nëpër të cilën transportohën mineralet nga Artana) , është në gjendje sa të tmerrshme aq edhe alarmante.!!!!, andaj duhet të reagoni urgjentisht”- ka shkruar ai.
Ai bëri të ditur se kjo letër e drejtuar ministrave, nuk ka ndonjë qëllim të keq dhe as të kuptohet ndryshe përveç se një thirrje për të intervenuar sa më parë.