Situatë e qetë në Zubin Potok

Situatë e qetë është raportuar në komunën e Zubin Potokut, gjersa dita e enjte po shënon një tjetër ditë të prezencës së protestueseve përballë objektit të komunës.

Siç raporton TV Dukagjini, aty po qëndrojnë zyrtarët policorë të Kosovës.

Në komunë janë prezentë edhe zyrtarë të KFOR-it, gjersa protesta po shoqërohet edhe me muzikë.

Që nga 26 maji, protestat në komunat në veri të vendit janë duke vazhduar pas zgjedhjes së kryetarëve të komunave Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Protestuesit kanë demoluar veturat e ekipeve të mediumeve kosovare dhe ato të Policisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika