Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidenten e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar.
Me anë të një postimi në Twitter, Osmani ka theksuar se kanë diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë.
Pos kësaj, Osmani ka thënë se bashkë me homologen e saj sllovene kanë diskutuar për procesin e ardhshëm Brdo-Brijuni.
“Bisedë e shkëlqyer me Presidenten Natasha Pirc Musar mbi zhvillimet e fundit, procesin e ardhshëm Brdo-Brijuni dhe vizitën e saj të ardhshme në Kosovë. Së bashku, ne përpiqemi për bashkëpunim më të ngushtë, paqe, stabilitet dhe një zbatim të fuqishëm të agjendës së Grave, Paqes dhe Sigurisë”, ka shkruar Osmani.
Excellent call with President @nmusar on recent developments, the upcoming Brdo-Brijuni Process and her forthcoming visit to Kosovo.
Together, we strive for closer cooperation, peace, stability and a robust implementation of the Women, Peace, and Security agenda. 🇽🇰🇸🇮 pic.twitter.com/CXGmgub2Xv
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) June 8, 2023