AAK nuk i ka numrat për rrëzimin e qeverisë, VV: jemi më unik se kurrë

Nisma e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për ta rrëzuar Qeverinë Kurti II nuk duket se po merr përkrahje nga partitë tjera opozitare. Nënshkrimet e nevojshme nuk janë mbledhur akoma, e pushteti këtë po e quan thikë pas shpine në kohën kur Kosova po përballet me tensione

Më 25 mars të 2020-ës Qeveria Kurti ishte rrëzuar nga pushteti me votat e 82  deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Një gjë e tillë po tentohet të bëhet përsëri.

Kësaj here, këtë qëllim e ka Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Ama kjo parti nuk i ka mbledhur akoma nënshkrimet e nevojshme.

“Mund të them që nuk kemi arritur që t’i marrim të gjitha nënshkrimet e nevojshme që ne të procedojmë për mocion mosbesimi, por jemi në konsulta dhe ne këtë mocion nuk e kemi për se Qeveria Kurti dëshiron me shtru sovranitetin, është e kundërta”, ka thënë Pal Lekaj.

Kundër këtij mocioni duket të jetë partia më e madhe opozitare në vend, PDK.

Shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Abelard Tahiri po thotë se dështimi eventual i këtij mocioni do të pamundësonte ngritjen e sërishme të tij brenda një kohe të shkurtër.

“Ne nuk do të lejojmë si grup parlamentar që një mocion i tillë të vijë e të dështoj sepse pastaj Kushtetua jep periudhe kohore prej 3 muajsh që mocione të tilla të mos thirren nga grupet parlamentare, qoftë ato pozitë ose opozitë”, ka thënë Tahiri.

E paralajmërimeve se mbështetës të mocionit të mosbesimit mund të ketë edhe në Lëvizjen Vetëvendosje u përgjigjet deputeti i kësaj partie, Armend Muja.

“Kurrë më shumë unitet nuk kemi pas në Lëvizjen Vetëvendosje, do e shihni edhe në votimet e javët të ardhshme. Por shikoni sa herë që Kosova po ka vështirësi po ka ca tendenca të thuhet që është prishur grupi, por këto gjëra duhet të thuhen hapur e jo sikur thika pas shpine”, ka thënë Muja.

Të martën kundër këtij mocioni mosbesimi ka dal edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili ka thënë se një e tillë aktualisht nuk ka gjasë të ndodhë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika