Limaj: Rama s’është dashur ta dërgoj draftin e Asociacionit pa i konsultuar krerët e Kosovës

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kritikuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për dërgimin e draft-statutit të Asociacionit pa konsultuar krerët e shtetit të Kosovës. Ai gjithashtu ka akuzuar pozitën dhe opozitën e Kosovës për mungesën e kuptimit të situatës aktuale të vendit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj

Kryetari i partisë Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka kritikuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në lidhje me draft-statutin e propozuar të Asociacionit, të cilin ua ka dërguar Gjermanisë dhe Francës.

Limaj tha se Rama ka gabuar që së pari nuk i ka njoftuar apo konsultuar krerët shtetëror të Kosovës.

“Rama nuk është dashtë ta bëjë dërgimin e draftit në ato adresa pa u konsultuar me shtetin e Kosovës. Për shkak të marrëdhënieve Kosovë- Shqipëri, është dashtë t’i njoftojë krerët shtetëror. Ka mundësi që nuk e kishin dëgju… Rama është dashtë ta njoftojë, nëse i mbyllet dera, por ta bëjë gjestin veprimin për propozimin, pastaj me drejtu në adresat e shteteve të fuqishme. Mungesa e këtij hapi, mendoj ka qenë veprim jo i duhur. Kosova nuk është Albin Kurti, Kosova e ka zotin e shtëpisë, duhet të konsultohet me të”, ka thënë ai.

Limaj theksoi se kryeministri Rama, nuk do duhej të kontribuojë në tensionimin e raporteve Kosovë – Shqipëri.

Tutje ai e ka akuzuar pozitën dhe opozitën në Kosovë, se nuk “po e kuptojnë se në çfarë situate është vendi”.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” shpërndan çmime për fëmijë në Panairin e...

Për katër ditë me radhë një pjesë e shesheve të Prishtinës u është dedikuar fëmijëve. Aty është organizuar Panairi i Librave për Fëmijë. Pjesë e këtij...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka shpërndarë çmime për fëmijë në Panairin...

Sot është dita e katërt e panairit të Librit për Fëmijë që po mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Shtëpia Botuese “<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fdukagjinipublishing%2Fposts%2Fpfbid02YAeQHpvFm2GWcbnSERzYo68YXk5UGMDCBxQE9F8K3qgYvcNjMhYvGvXUUy73mL3Xl&show_text=true&width=500"...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” vjen me ofertë deri në 50 %...

Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë po vjen me edicionin e dytë me radhë, andaj një festë e madhe po përgatitet për të...

Të fundit nga rubrika