Në orët e hershme të mëngjesit të së premtes, si pasojë e një shpërthimi në sheshin “Adem Jashari” në Mitrovicë, janë dëmtuar xhamat e dy kafeneve dhe një dyqani.
Këtë e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti.
Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar, ndërsa rasti vazhdon të jetë nën hetim.
“Rreth orës 03:20, është raportuar se në sheshin ‘Adem Jashari’ si pasojë e një shpërthimi, janë dëmtuar xhamat e dy kafiterive dhe një dyqani, përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar, rasti në procedurë hetimore”, ka thënë Zahiti.