Një burrë kosovar ka raportuar se ishte sulmuar fizikisht nga një person, i cili njëherit kishte shtënë me armë në drejtim të tij.
Siç bën të ditur raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës, rrethanat kishin ndodhur si shkak i një mosmarrëveshjeje.
“VRASJE NË TENTATIVË/Ferizaj 08.06.2023 – 22:40. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje, i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht dhe ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij. Viktima ka pësuar disa gërvishtje, për të cilat, ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.
Bëhet e ditur se Policia e Kosovës ka gjetur dhe konfiskuar një fishek dhe një gëzhojë në vendin e ngjarjes. Rasti vazhdon të hetohet.