Asistenti personal i kryeministrit Albin Kurtit, Arianit Beqiri, i cili në shumicën e rasteve shihet afër Kurtit duke ia mbajtur ombrellën e shiut apo çantën e tij, është tallur me ish-kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa.
Beqiri e ka postuar një fotografi ku shihet Mustafa me bastun në dorë, kurse ai në fotografinë tjetër duke tentuar ta “imitojë” gjendjen shëndetësore të tij.
Beqiri po ashtu është edhe asamblist i komunës së Prishtinës, kurse të enjten është emëruar si aksionar në NPB.