Haradinaj përkujton Marrëveshjen e Kumanovës, shpreh mirënjohje për NATO-n

Në 24-vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës, me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj ka deklaruar se mobilizimi ndërkombëtar ndaj popullit kosovar synonte lirinë e shtetit dhe jo vetëm

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i ftuar në Debat Plus

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se rreshtimi i NATO-s me në krye me ShBA-të përkrah UÇK-së, paraqet një dëshmi të pastërtisë së luftës çlirimtare në Kosovë.

Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj ka deklaruar se mobilizimi ndërkombëtar ndaj popullit kosovar synonte lirinë e shtetit dhe jo vetëm.

“24 vjet më parë në Kumanovë u nënshkrua marrëveshja e cila përfundimisht i dha vulë të drejtës sonë për të jetuar në liri, duke i dhënë fund regjimit serb në Kosovë dhe spastrimit etnik si qëllim thelbësor i Millosheviqit. Rreshtimi i NATO-s me në krye me ShBA-të krah UÇK-së, është konfirmim i pastërtisë së luftës sonë çlirimtare. Mobilizimi i botës demokratike për t’i dalë në krah popullit të Kosovës që synim shekullor kishte lirinë, ishin vendimtare për lirinë dhe sot shtetin tonë”, ka shkruar ai.

Tutje, kryetari Haradinaj ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj aleatëve ndërkombëtarë.

“Populli i Kosovës do të jetë gjithmonë mirënjohës ndaj aleatëve tanë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Shqiptarët përjetësisht i janë falënderuese Amerikës për secilën etapë të historisë sonë!”, ka shkruar ai.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika