Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në një intervistë për medium britanik “Reuters” ka thënë se duhet të “bëhen lëshime nga Kosova, që serbët të marrin pjesë në zgjedhjet e reja” në katër komunat në veri të Kosovë.
Ai ka treguar se cilat lëshime duhet t’i bëjë Kosova në rast të një palë zgjedhjeve të reja në veri të vendit.
“Ne ende nuk kemi një Asociacion të Komunave me Shumicë Serbe, ende nuk ka tërheqje të forcave speciale të policisë së Kosovës dhe kryetarëve të komunave atje”, ka thënë Vuçiq.
Ai ka kërkuar që Kosova të mos organizojë zgjedhje të reja derisa “t’u jepet më shumë autonomi serbëve”, pasi sipas tij “të gjithë serbët në veri mendojnë për Serbinë si vendin e tyre, jo Kosovën. Ky është realiteti”.
Sipas tij, kryeministrit i Kosovës, Albin Kurit, nuk do të bëjë kurrfarë kompromisi.
“Jam i sigurt që Kurti nuk do të investojë asnjë minutë nga koha e tij dhe as një pikë djerse për të gjetur një zgjidhje kompromisi”, ka shtuar ai.