Dy javë nga nisja e protestave në veri, situatë e qetë të premten

Sot janë bërë dy javë që nga nisja e punës së kryetarëve shqiptarë në tri komunat veriore të Kosovës. Teksa situata atje dallon shumë nga java e kaluar, edhe më tutje që nga ajo kohë në objektin e komunës po qëndron kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi. Situata këtë të premte ishte e qetë e me pak protestues përreth objekteve të komunave.

Ashtu sikur temperaturat edhe situata në veri ka ndryshuar brenda dy javëve të fundit.

Nga tensionet e gjuajtjet me armë zjarri, gjatë së premtes së 26 majit, forma e protestës nga qytetarët serbë dallon shumë këtë të premte, në tri komunat veriore.

Në Leposaviq, ku edhe më tutje kryetari Lulzim Hetemi po qëndron brenda objektit të komunës, protestuesit kanë improvizuar edhe fusha sporti për të kaluar kohën.

Para komunës, tashmë janë hequr edhe telat me gjemba, e autoblindat e Policisë së Kosovës janë zhvendosur prapa objektit të komunës.

Aty edhe më tutje qëndrojnë njësitet e autobilndat e KFOR-it.

Fëmijët janë bërë pjesë e protestës, derisa objektet shkollore tashmë po shërbejnë për dicka tjetër.

Situatë e qetë edhe këtë të premte ishte edhe në komunën e Zveçanit, ku tashmë aty shumica e protestuesve ishin gra. Përfaqësuesit e Listës Serbe, që nuk po i lënë vetëm protestuesit shumicën e kohës, e rikthyen sërish televizorin.

Edhe këtu, njëjtë si në Leposaviq tashmë janë larguar telat me gjemba e autoblindat e policisë po qëndrojnë prapa komunës.

Në këto dy komuna, prania e KFOR-it, afër protestuesve është më e madhe, derisa aty ndodhen edhe njësitet e policisë së Kosovës.

Në dy javorin e tensioneve, kryeministri i Kosovës, edhe njëherë ka përmendur se në atë pjesë të vendit duhet të ketë sundim të ligjit dhe një datë për zgjedhje.

Nga Dubrovniku, Kurti në konferencën “Kroacia Evropiane: retrospektiva dhe perspektiva”, ka thënë se në këto komuna mund të zvogëlohet prania e njësive speciale të policisë, nëse “ekstremistët e dhunshëm” i ndalin trazirat.

“Mendoj se kjo është rruga përpara, së bashku me dialogun intensiv për zbatimin e marrëveshjes, sepse ne kemi një marrëveshje që duhet ta zbatojmë”, ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Largimi i Policisë së Kosovës nga objektet e tri komunave në veri u kërkua vazhdimisht nga Lista Serbe dhe nga përfaqësuesit ndërkombëtarë.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika