Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova po kalon momente të vështira, sipas tij “për shkak të kryeneçësisë së Kryeministrit dhe pavendosmërisë së Presidentes!”.
“Kosova po kalon momente vendimtare e as ata e as ndjekësit e tyre, nuk janë duke e kuptuar rrezikun që paraqet izolimi nga aleatët perëndimorë dhe veprimet që janë përmbysje e gjithë asaj që është arritur deri më sot”, ka shkruar Haradinaj.
Haradinaj është shprehur se hezitimi që të pranohen sygjerimet e partnerëve mund të kenë pasoja të rënda për vendin.
“Kryeministri e ka momentin e fundit të heqë dorë nga kursi i mosveprimit e të kalojë në anën e duhur. Vetëm kështu, e të koordinuar me Amerikën dhe BE-në, fitohet beteja e finale me Serbinë”, ka shtuar kreu i AAK-së.
Haradinaj ka theksuar se kjo është thirrja e tij e fundit që kryeministri Kurti dhe presidentja Osmani “të rreshtohen me aleatët dhe ta mbyllim njëherë e përgjithmonë marrëveshjen me njohje reciproke me Serbinë”.