Gjatë kësaj të premteje, në aksin rrugor Fusha Pajtimit – Shtërpcë, në fshatin Brod të Shtërpcës rreth orës 18:25, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy vetura me tabela vendore dhe janë lënduar dy persona.
Rastin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Sot, rreth orës 18:25 në aksin rrugor Fusha Pajtimit -Shtërpcë, në fshatin Brod të Shtërpcës ka ndodhur aksident trafiku me lëndime, ku janë përfshirë dy vetura me tabela vendore. Veç dëmeve të shkamtuara materiale, lëndime kanë pësuar dy persona, të cilët janë të lehta. Njësia e komunikacionit rrugor është në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin mbi shkaqet e aksidentit”, ka thënë Veseli.