Është arrestuar i dyshuari kosovar, pasi e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, të premten në Mitrovicë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se i dyshuari në shenjë revolte i ka vënë zjarrin edhe shtratit të fjetjes.
“Mitrovicë 09.06.2023-20:18. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, i cili në shenjë revolte i ka vënë zjarrin shtratit të dhomës së fjetjes”, thuhet në raport.
Ai është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
“Zjarri është lokalizuar ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.