Ministria e Mbrojtjes e Turqisë ka njoftuar se një shpërthim në një fabrikë municionesh në Ankara ka lënë të vdekur pesë persona.
Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 08:45 në kompleksin e Korporatës shtetërore të Industrisë Mekanike dhe Kimike, në periferi të kryeqytetit, Ankara.
Institucionet thanë se kanë filluar një hetim për shkakun e shpërthimit, derisa raportohet se në zonën e shpërthimit janë dërguar disa autoambulanca dhe zjarrfikësit.
Xhamat e disa dyqaneve dhe shtëpive në zonat përreth u thyen nga forca e shpërthimit, njoftoi televizioni NTV. /REL